Site icon PORTALB

Kastrati: Për 17 shkurt do të dhurohen 17 banesa, për familjet në nevojë

Halil Kastrati

Halil Kastrati që udhëheq me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, vazhdon të jetë njëri nga humanistët më të mëdhenj në Kosovë, përcjell Klan Kosova.

I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Kastrati konfirmoi se më 17 shkurt, në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të dhurojë 17 çelësa banesash.

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në ditën e flamurit kombëtar me 28 nëntor, kishte dhënë 28 çelësa për 28 familje në nevojë.

Ndërkaq, që nga themelimi, ka gëzuar qindra familje shqiptare me kushte të rënda ekonomike.

Halil Kastrati  njihet si njëri ndër personat më të dashur dhe më të respektuar në Kosovë, për shkak të aktiviteteve të bamirësisë.

Exit mobile version