Të paktën shtatë policë afgan u vranë në sulmet e talebanëve në një stacion policorë në krahinën Farah, në perendim të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Dadullah Kane, përfaqësues i këshillit lokal në Farah, konfirmoi se militantët taleban sulmuan ndërtesën e policisë në Kariz Sayha në Farah.
“Së paku shtatë policë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën”, ka thënë Kane.
Talebanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, duke theksuar se kanë vrarë shtatë policë dhe shtatë të tjerë i kanë rrëmbyer.