Site icon PORTALB

Tërmet i fuqishëm në rajonin e Lindjes së Largët

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëme materiale ose viktima në njerëz

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëme materiale ose viktima në njerëz

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se një tërmet me intensitet 7.3 shkallë i ka goditur ujërat e Lindjes së Largët të Rusisë. 

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëme materiale ose viktima në njerëz.

Po ashtu, nuk është dhënë alarm i menjëhershëm për cunami.

Tërmeti ka ndodhur sot në orën 13 sipas kohës lokale dhe epiqendrën e kishte në Oqeanin Paqësor, 160 kilometra në lindje të qytetit rus, Poronajsk. /portalb/

Exit mobile version