Ende nuk ka subvencione për izolim termik të shtëpive

PREMTIM: Do të sigurojmë subvencione për çdo qytetarë i cili do të vendos që të izolojë objektin e tij, përmes ndihmës së drejtë financiare nga Buxheti Republikës së Maqedonisë, që do të arrij vlerën e 20 përqindëshit të investimit të plotë të qytetarëve. 

Socialdemokratët në programin e tyre zgjedhor “Plani për jetë në Maqedoni“, me të cilin fituan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, si dhe në daljet e tyre gjatë fushatës zgjedhore, premtuan se Qeveria e re në gjashtë muajt e parë do të fillojë të subvencionojë 20 përqind të investimit për izolim termik të objekteve shtëpiake individuale. Ky premtim, akoma nuk është realizuar, edhe pse prej zgjedhjes së Qeverisë kanë kaluar një vit e gjysmë.

(МКД) Qeveria e re do të subvencionojë çdo qytetarë i cili do të zgjedh të izolojë objektin shtëpiak. Drejtpërdrejtë do të sigurojmë mbështetje financiare për qytetarët në lartësinë e 20 përqindëshit të vlerës së investimit për energji termike. Ky pretim është pjesë e reformave me prioritet në qeverinë e re, për 180 ditët e para, deklaroi në tetor të vitit 2016 Damjan Mançevski. (MKD)

Pas zgjedhjes së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, ky premtim i LSDM bëhet pjesë edhe i Programit për punë të Qeverisë, me arsyetim se këto subvencione “do të sigurojnë deri në 70 përqind të kursimit të energjisë, ulje të shpenzimeve, importimin e rrymës, rritje të volumit të punës dhe numrit të të punësuarve në kompanitë prodhuese dhe prodhuese të këtyre materialeve”. 

Qeveria në janar të vitit të kaluar (2018) miratoi program për promovimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe nxitjen e efikasitetit energjetik në amvisëri. Në të thuhet se për përmirësimin e efikasiteti energjetik nëpër shtëpitë e qytetarëve do të subvencionojë PVC dritaret, vendosjen e paneleve diellore dhe blerjen e kaldajave me peleta, por nuk është paraparë edhe subvencionimi i izolimit termik të objekteve,

Nga ministria e Ekonomisë, përmes realizimit të masave për efikasitet energjetik në amvisëri, thonë se një mas e tillë edhe këtë vit nuk do të realizohet në suaza të Programit për promovim të burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe nxitje të efikasitetit në amvisëri.

Në pajtim me Planin e katërt aksionar për efikasitet energjetik në periudhën 2019-2020, i cili duhet të përgatitet deri në fund të prillit 2019, prej vitit të ardhshëm, 2020 do të hapet mundësia dhe do të mund të planifikohen mjetet për vendosjen e masave të reja me të cilat do të mund të ndahen subvencione shtetërore përmes programit vjetor për promovim të burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe nxitjes së efikasitetit energjetik në amvisëri, sqarojnë nga Ministria e Ekonomisë. (Plusinfo). 

Deri në vitin 2020, shtojnë nga Ministria, qytetarët mund të shfrytëzojnë kreditet e bankave komercial për këtë qëllim të REEP PLUS programin e Bankës Evropiane për rinovim dhe zhvillim (BERZH).

Edhe pse Qeveria akoma nuk ka vendosur që të jep subvencione për izolim energjetik të objekteve të qytetarëve, një pjesë e komunave pavarësisht subvencionojnë investime për izolim energjetik të objekteve kolektive të banimit, por nuk janë subvencionuar objektet individuale të qytetarëve. Komuna subvencionojnë fasada të ndërtesave të vjetra që nga periudha paraprake.

Sipas kësaj, premtimi i LSDM-së se do të subvencionojë 20 përqind të investimeve të qytetarëve për izolim energjetik të objekteve të tyre nuk është realizuar, as për gjashtë muajt e parë siç u premtua, as edhe një vit e gjysmë më vonë nga mandati i kësaj qeverie.

Burimi: Vërtetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button