Site icon PORTALB

Maqedoni, Komisioni për Sëmundje Ngjitësi rekomandoi që të mos vazhdohet pushimi dimëror

Ilustrim

Ditë më parë, dolën informacionet se për shkak të epidemisë së fruthit mund të vazhdohet pushimi dimëror në institucionet e arsimit fillor dhe të mesëm në Maqedoni, por Komisioni për Sëmundje Ngjitëse (KSN) pas mbledhjes së sotme ka rekomanduar që të mos vazhdohet pushimi dimëror, njofton Portalb.mk.

Kryetari i KSN-së, Mile Bosilevski , siç njofton portali “SDK”, ka njoftuar se edhe raporti është gati, por se i njëjti ende nuk është dorëzuar te Ministria e Shëndetësisë (MSH).

“Raporti është gati, ende nuk është dorëzuar në Ministri, pasi që nuk është nënshkruar. Vlerësuam se nuk ka nevojë për vazhdim të pushimi dimëror. Sërish, ai është rekomandim i yni. Se si do të vendosin ministritë dhe institucionet tjera kompetente, është punë e tyre, sepse ne jemi vetëm trup këshillëdhënës”, tha Bosilovski.

Nga ana tjetër, nga Klinika për Sëmundje Infektive kanë njoftuar se 30 pacientë janë hospitalizuar me sëmundjen e fruthit.

Exit mobile version