Site icon PORTALB

Komisari i BE-së Hahn vizitë në Kosovë

Johannes Hahn dhe Ramush Haradinaj/ Foto: Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka pritur komisarin e Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johannes  Hahn, raporton Anadolu Agency (AA).

Hahn dhe Haradinaj do të bisedojnë prapa dyerve të mbyllura dhe nuk parashihen deklarata për media.

Komisari Hahn, siç paralajmëruan nga Zyra e BE-së për Kosovën, me kryeministrin Haradinajn do të bisedojnë për çështje me rëndësi për agjendën evropiane të Kosovës. Pritet të bëhet fjalë edhe për taksën prej 100 për qind të cilën Qeveria e Kosovës e vendosi mbi mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Brukseli si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që Prishtina ta heq taksën.

Exit mobile version