Site icon PORTALB

Komuna Qendër do t’i prish të gjitha terasat e kafeneve të ndërtuar në mënyrë ilegale në rrugën Leninova

Foto: K.Popov

Të gjitha terasat dimërore të kafeneve dhe restoranteve në rrugën “Aminta Treti” (Leninova) do të shkatërrohen sepse janë  ndërtuar në mënyrë ilegale. Komuna Qendër u ka dorëzuar shkrim pronarëve të kafeneve se me terrasat e ndërtuara kanë uzurpuar hapësirë publike, gjegjësisht kanë zënë më shumë hapësirë sa që u është miratuar gjatë lëshimit të lejes nga Qyteti i Shkupit, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Dje përfaqësues të Shoqatës për Mbrojtje të Objekteve kanë pasur mbledhje me kryetarin e Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq. Në mbledhje u është thënë se nuk do të tolerohet uzurpimi i hapësirave publike dhe deri sa pronarët vetë nuk i prishin, atë do ta bëjë Komuna. Një pjesë e kafeneve pranuan që vetë t’i largojnë pjesët që e uzurpojnë hapësirën publike, ndërsa një kafene ka paralajmëruar se do ta mbyll gjithë objektin.

“Elaboratet që pronarët i dorëzojnë te Qyteti i Shkupit dhe në bazë të asaj që u dorëzohet miratim për punë është një fotografi, në terren tjetër. Sipas elaborateve të hapësirës publike, kafeneja ka të paraqitur dy-tre tavolina, ndërsa në terren ka më shumë. Qartë u është thënë se nuk do të lejohet uzurpimi i hapësirës publike dhe nëse në afatin e caktuar nuk i largojnë, ne do të shkatërrojmë”, thonë nga Komuna Qendër.

Me vendim për shkatërrim janë 30 kafene dhe restorante. Përveç rrugës Leninova, jolegale janë edhe objektet në Debar Maallo, Kapishtes, rruga Maqedonia.

Exit mobile version