Site icon PORTALB

Vizita e Johannes Hahn në Kosovë, ja çka pritet të diskutojë me Ramush Haradinajn

Johanes Han

Johanes Han. Foto: AA

Komisioneri Europian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn do të vjen nesër për një vizitë të befasishme në Kosovë, njofton KlanKosova.

Ai pasdite do të pritet nga kryeministri Ramush Haradinaj në objektin e qeverisë.

Klan Kosova mëson se tema kryesore e këtij takimi do të jetë taksa që ka vendosur qeveria e Kosovës për importimin e mallrave serbe dhe boshjnjake.

Ndërkaq, temë tjetër do të jetë vazhdimi i dialogut me Serbinë.

Burime brenda qeverisë i thanë Klan Kosovës se taksa hiqet vetëm nëse Hahn jep garanca të forta për liberalizim të vizave apo për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Exit mobile version