Site icon PORTALB

Merkel: Ende ka kohë për negociatat

Angela Merkel

Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ende ka kohë për të negociuar marrëveshjen për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE) dhe se presin sugjerimet e kryeministres britanike, Theresa May, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel këto deklarata i bëri në Berlin, ku rikujtoi se parlamenti britanik nuk pranoi marrëveshjen e Brexit. Ajo tha se tashmë presin që pala britanike të tregojë se si duhet vazhduar.

“Do të vazhdojmë të punojmë për të gjetur një zgjidhje të rregullt. Por jemi të gatshëm edhe për një zgjidhje të parregullt. Prandaj nesër në parlamentin federal do të diskutojmë se cilat ligje do të jenë të vlefshme në rast se nuk ka ndonjë marrëveshje për largimin e Britanisë. Ende kemi kohë për të negociuar, por ne presim se çfarë do të sugjerojë kryeministrja britanike”, është shprehur ajo.

Merkel gjithashtu shprehu keqardhjen nga refuzimi i marrëveshjes së Brexit-it nga parlamenti britanik.

Marrëveshja Brexit u refuzua me 432 vota kundër dhe 202 pro nga ana e parlamentit.

Exit mobile version