Site icon PORTALB

Problemi administrativ i nxori nga funksioni hallkat e paraburgimit shtëpiak

Drejtori i Drejtorisë për zbatim të sanksioneve, Jovica Stojanoviq

Kërkohet zgjidhje për atë si të nënshkruhet kontratë me mirëmbajtësin e ardhshëm të hallkave për paraburgim shtëpiak, të cilat edhe pse janë blerë para tre vitesh, ende nuk mund të përdoren. Hallkat, të reja, të papërdorura, qëndrojnë në burgun Idrizovë, përcjell Portalb.mk. 

Drejtori i Drejtorisë për zbatim të sanksioneve, Jovica Stojanoviq thotë se këto 400 hallka, me vlerë prej 1,5 milion euro, do të mund të mirëmbahen me para të siguruara prej qeverisë. Mirëpo, problem paraqet mënyra administrative për të nënshkruar kontratën.

– Po bëhen përpjekje që në bazë të ligjit për prokurime publike të respektohet kontrata dhe përfundimisht këto hallka, të parapara edhe në ligjin për lirim me kusht i miratuar në vitin 2016, të funksionojnë – deklaroi Stojanoviq.

Hallkat, të cilat i ka Drejtoria për zbatim të sanksioneve janë perimetrike, pa GPS sistem për përcjellje, janë prokuruar para tre vitesh.

– Ato nuk janë futur në funksion për shkak se s’kemi mirëmbajtje për to. Qeveria na ndihmoi edhe në vitin 2018 dhe në vitin 2019 na kanë dhënë në dispozicion mjete për mirëmbajtje. Problematike është mënyra që, në pajtim me ligjin për prokurime publike, të respektohet kontrata. Shpresojmë se në muajt e parë të vitit 2019 do ta tejkalojmë atë problem dhe përfundimisht hallkat për paraburgim shtëpiak do të futen në funksion – informoi Stojanoviq.

Drejtori për zbatim të sanksioneve sot ishte në Shtip, në takim me kryetarin e komunës Bllagoj Boçvarsk,i në funksion të aktivizimit të bashkëpunimit të institucioneve me zyrat rajonale për lirim me kusht, të cilat punojnë tashmë disa muaj. Gjykatat maqedonase i shmangen shqiptimit të dënimeve alternative, për arsye se edhe sistemi i shfrytëzuesve të shërbimeve të këtij sistemi nuk është rrumbullakuar deri në fund.

Exit mobile version