Site icon PORTALB

PLEASE REVOLUTION!

Daim Luçi, kryetar i Unionit Studentor Shqiptar

Daim Luçi, kryetar i Unionit Studentor Shqiptar

Një grup qytetarësh gjatë viteve të ’60 të shekullit të kaluar, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me vizion dhe mirëqenie të shëndoshë për shoqërinë, përgatitën platformë pune apo strategji veprimi, e cila do të tejkalonte krizën morale, intelektuale dhe shoqërore që mbizotëronte në shoqërinë amerikane. Platformën apo strategjinë e veprimit dhe masave parandaluese e parashtruan tek institucionet shtetërore, qendra kyçe që mund të implikojnë zbatueshmëri dhe dëgjueshmëri në shoqëri. Fatkeqësisht, ata hasën në vesh të shurdhër. Kjo mospërfillje nuk dekurajojë, por përkundrazi, u bë motor shtytës që prezentimin e idesë së tyre ta paraqesin edhe në institucione tjera që mund në mënyrë indirekte të veprojnë në përmirësim të statusit shoqëror të bashkësisë amerikane. Ata iu drejtuan shoqatave të biznesit, por nuk u përfillën. Iu drejtuan sektorit civil, por as nga këta nuk u përfillën.

Ui drejtuan shumë e shumë subjekteve që mendonin se do të kontribuonin në rujatjen e vlerave dhe thesarin shoqëror, mirëpo nga askush nuk u mirëpritën. Aktiviteti i tyre nuk mbet me kaq. Ata morrën një pëlhurë të madhe dhe aty shënuan moton e platformës apo strategjisë, moto që nuk u përfill nga askush, moto që kërkonte rizgjim të të gjitha shtresave të shoqërisë, por parasegjithash moto që do të ndryshonte rrjedhat shoqërore, dhe ishin të bindur që me këtë akt që do të veprojnë do hasin në mbështetje. Ata në pëlhurë shkruajtën PLEASE REVOLUTION dhe e drejtuan kah oqeani Atlantik. Të vendosur dhe të bindur në moszhgënjim nga kërkesa që kishin nga ujërat e oqeanit Atlantik, ndodhi që në vitin ’67 të shekullit të kaluar Florida të kaplohet nga uragani që shkaktoi dëme të mëdha materiale, por edhe morri shumë jetë njerëzish. Ndryshe, njihet edhe si uragani më i fuqishëm që ka ndodhur në Florida.
Arsyeja e shpjegimit të ndodhisë së lartëpërmendur, nuk është që shoqëria bashkëkohore në përgjithësi, e në veçanti ajo në Maqedoni ta kuptojë si histori, por të nxjerr mësime, përfitime, si dhe të kuptojë se zullimi shoqëror (korupcioni, hipokrizia, prostitucioni dhe fenomenet tjera negative që mbizotërojnë në shoqërinë tonë) këputen atëherë kur arrijnë kulminacionin e shkatërrimit dhe degjenerimit shoqëror.

Të indinjuar nga raste fyese dhe diskriminuese, të mospërfillur nga institucione dhe instanca të larta shtetërore, të zhytur në korupcion dhe prostitucion politik, të neglizhuar për interesa partiake dhe personale, si dhe të pashpresë për një të ardhme më të mirë, porosinë PLEASE REVOLUTION dua ta përcjelli tek bashkëkohësit e mi, tek ambasadorët e ardhmërisë sonë të përbashkët, tek motori lëvizës i ndryshimit dhe bartjes së procesve shoqërore,tek ATA që ai grup qytetarësh amerikan nuk e kishte përcjell, tek STUDENTËT.
Këtë herë po shkruaj ndryshe prej herave tjera, nuk po u drejtohem udhëheqësve të partive politike, nuk po u drejtohem atyrë tek të cilët do të hasnim në vesh të shurdhër, nuk po shkruaj për ata të cilët kanë përbuzur vlerat e mirëfillta kombëtare dhe fetare, por, këtë herë po shkruaj për veten, po shkruaj për NE studentët. Jam i bindur se atë që arriti të ndryshojë uragani në Florida, e ndryshojnë studentët këtu. A e dini pse?! Gjithë sytë, vëmendjet dhe shpresat janë drejtuar te studentët.

I dashur student! Po të drejtohem si vëlla i të njejtit komb dhe fe, po të drejtohem me këtë këshillë që fillimisht ia adresojë vetes, që si një trup që vuan dhe ka një dert, të dëshmojmë se nuk janë zhgënjyer ata që mbajnë shpresë te ne, të dëshmojmë se po punojmë në idealet dhe të mirën e përgjithshme. Dallimet tona arsimore, ekonomike dhe politike duhet të na shpiejnë drejtë vizionit, punës, koordinimit dhe motivit, e jo ndarjes, shkurtpamësisë dhe urrejtjes. Diversiteti ynë në bindje dhe mendime duhet të begatojë fushëverpimin tonë, në asnjë mënyrë të paraqitet si pengesë apo hendikep. Asgjë më shumë nuk kërkohet nga ne, veç se të vazhdojmë të plotësojmë mozaikun që filluan paraardhësit tanë, të vendosim edhe ne tullën mbi themelet e kalasë që u ngritën dhe të krijojmë pasardhës njejtë sikur ne që jemi rezultat i punës dhe kontributit të tyre. Ne kemi mundësi të ndryshojmë shoqërinë kah e mira dhe të refuzojmë të besojmë se jemi pjesë e një gjenerate të humbur. Miliarda njerëz kanë jetuar mbi planetin Tokë, por vetëm një pakicë kanë lënë gjurmët e tyre pozitive. Ne duhet të marrim vendim që të jemi pjesë e kësaj pakice që të lëmë gjurmët tona të paharrueshme. Motivi ynë është te njerëzit e mëdhenj dhe te fjalët e tyre.

Dijetari egjiptas, Hasan el Benna me këto fjalë arriti të motivojë njerëzit të punojnë për të mirën e shoqërisë:
– A jeni të gatshëm të mbeteni të mbeteni të urritur që të tjerër të ngopen?
– Dhe të mbeteni pa gjumë, që të tjerët të flejnë të qetë?
– Dhe të lodheni, që të tjerët të pushojnë?
– Dhe së fundi të vdisni, që të jetoj përjetësisht shoqëria?

Student të dashur… PLEASE REVOLUTION!!!

Exit mobile version