Site icon PORTALB

Andy Murray mposhtet në raundin e parë të Australian Open

Andy Murray/ Foto:Recep Şakar - Anadolu Agency

Tenisti britanik Andy Murray humbi në ndeshjen e raundit të parë të turneut Australian Open, që mund të jetë kampionati i fundit në karrierën e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Murray, tre herë fitues i kampionateve Grand Slam, i cili ka vuajtur nga një lëndim i këllkut, u mposht nga spanjolli Roberto Bautista Agut në pesë sete, 4-6, 4-6, 7-6, 7-6 dhe 2-6.

“Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit, ishte një mënyrë e mahnitshme për t’i dhënë fund”, tha Murray pas ndeshjes.

“Ndoshta do t’ju shoh përsëri. Do të bëj gjithçka të mundshme… Nëse dëshiroj të shkoj përsëri, do të kem nevojë për një operacion tjetër të madh dhe nuk ka garanci se do të jem në gjendje të kthehem, por do të jap më të mirën”, shtoi tenisti britanik.

Ish-tenisti numër 1 i botës njoftoi javën e kaluar se përjeton “dhimbje të përditshme” dhe se Australian Open mund të jetë turneu i fundit i tij.

“Nuk jam i sigurt se jam në gjendje të luaj me dhimbje për katër apo pesë muaj. Por, a mund të jetë ky turneu im i fundit? Ekziston mundësi për këtë, sigurisht”, tha Murray.

Exit mobile version