Site icon PORTALB

Filloi si shaka, fotografia e një veze u më e pëlqyera në Instagram, theu rekordin e Kylie Jenner (Foto)

Fotografia e një veze është bërë më e pëlqyera e të gjitha kohërave në Instagram, duke marrë më shumë se 18.2 milionë pëlqime gjatë të dielës mbrëma.

Para se të shfaqej veza, fotografia më e pëlqyer ishte ajo e Kylie Jenner e postuar në shkurt të vitit të kaluar, duke mbajtur kështu rekordin e fotografisë më të pëlqyer në Instagram me 18.1 milionë pëlqime, transmeton Telegrafi.

Llogaria Egg Gang që mban rekordin aktual ishte publikuar më 4 janar, dhe i janë dashur vetëm 9 ditë që të rrëmbej titullin e fotografisë më të pëlqyer në Instagram.

Exit mobile version