Site icon PORTALB

SKANDAL: Policia kërcënoi ‘Shvercerat Shkup’ me armë

Pamje nga incidenti mes policisë dhe tifozëve (Foto:www.facebook.com/Shvercerat1)

Pamje nga incidenti mes policisë dhe tifozëve (Foto:www.facebook.com/Shvercerat1)

Një skandal i madh ka ndodhur para fillimit të takimit MZT Skopje-Liria. Vendasit nuk i kanë lejuar asnjë shqiptari të hyjë në sallën sportive për të ndjekur ndeshjen e parë gjysmëfinale në play-off mes MZT Skopje dhe Liria, që ka nisur në orën 19:30 minuta.

Ndërkohë tifozët “Shvercerat Shkup”, kanë reaguar kur gjatë rrugës për në sallë, janë ndaluar nga njësitet speciale “Tigrat” dhe janë kërcënuar edhe me armë zjarri”. Në vazhdim ju sjellim komunikatën e plotë.

“Sot ndodhi edhe një skandal i radhës, kur janë në pyetje tifozët “Shvercerat Shkup”, të cilët gjatë rrugëtimit për në sallën sportive “Boris Trajkovski”, ku duhej të përcjellim ndeshjen MZT – Liria, në një moment disa anëtar të njësitit special “Tigri” provokuan disa anëtarë tanë, që fillimisht tentuan ti shkelin me veturën e tyre “JEEP”. Por më pas, të njëjtit polic (Shikoni Foton), nxorën armën e tyre “PISTOLETË” dhe duke i kërcënuar anëtarët tanë, se nëse nuk ndalen do të shtinë me armë ndaj tyre  dhe do t’ju shkoj koka shqiptare.
Ne si grup reagojmë ashpër ndaj kësaj sjellje jo korrekten dhe nga ana e njësiti special “Tigri” dhe kërkojmë nga politikanët tanë shqiptar dhe institucionet që i drejtojnë ata, të merren masa dhe te zbardhet rasti!!” reagon kryesia e ‘Shfercerave’ /Portalb

Exit mobile version