Site icon PORTALB

Shqipëri:100 shqiptarët më të suksesshëm në përvjetorin e pavarsisë

Shqipëria do të botojë hulumtimin për 100 shqiptarët më të suksesshëm gjatë 100 vjetorit

Shqipëria do të botojë hulumtimin për 100 shqiptarët më të suksesshëm gjatë 100 vjetorit

Qendra kulturore Albania Excellence është duke përgatitur një studim mbi 100 shqiptarët më të suksesshëm të viteve të fundit në gjithë fushat e dijes kudo në botë. Drejtuesja e projektit është Flora Nikolla, një nga gazetaret më të njohura të Shqipërisë. Ajo dhe bordi i qendrës kanë vendosur lidhje me qindra shqiptarë që kanë shënuar histori të reja suksesi në jetën e tyre të emigrimit, si dhe në atdhe. 

“Një nga qëllimet e studimit është që të nisë krijimin e një baze të dhënash se ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët e famshëm dhe cila është krijimitaria e tyre, një informacion, i cili deri tani mungon. Po ashtu synohet që personazheve të njohura publike t’u shtohen edhe 100 heronj të rinj të jetës moderne, që shkëlqejnë në punën e tyre në shkencë dhe kulturë” – thotë ajo.

Studimi do të botohet së shpejti në një libër me titull “100 histori suksesi në 100 vjetorin e shtetit shqiptar”. Flora thotë se personazhet e suksesshëm shqiptarë janë të shumtë dhe të zgjedhësh midis tyre është një punë shumë e vështirë, port ë gjithë po kalojnë disa kritere teknike profesionale.

“Ky studim me 100 shqiptarët e suksesshëm nisi me synimin që të ruajë dhe të ngrejë lart vlerat njerëzore të shqiptarëve dhe të ndikojë sadopak në kthimin e tyre në Shqipëri apo rivendosjen e kontakteve me publikun e vet kulturor dhe shkencor” – thotë Flora Nikolla.

Tashmë që talenti i tyre është zbuluar dhe vlerësuar nga bota, është e nevojshme që ata dhe sukseset e tyre të njihen edhe në atdhe, si jë provë që Shqipëria nxjerr figura dinjitoze në kulturën perëndimore, të cilës i përket. Fondit të shqiptarët të famshëm jashtë do tu shtohen edhe ata që jetojnë dhe krijojnë në Shqipëri, por që tranzicioni, rrethanat dhe modestia nuk u kanë dhënë më shumë njohje nga publiku./voa

Exit mobile version