Site icon PORTALB

Sulm me bombë në Irak, dy të vdekur dhe 25 të plagosur

Irak, Ilustrim

Së paku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 25 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me bombë të kryer në një treg në Kaim të Enbarit në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Ahmed Duleymi nga policia e këtij rajoni, për AA deklaroi se bomba e montuar në një automobil, shpërtheu në tregun afër kufirit me Sirinë.

Ai konfirmoi se kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 25 të tjerë janë plagosur, mes të cilëve edhe pesë policë. Duleymi tha se personat e plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në tregun është shkaktuar dëm i madh material. Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë, organizata terroriste e DEASH-it edhe më tej vepron në kufirin Irak-Siri dhe kohë pas kohe kryen sulme.

Pjesëtarët e DEASH-it vendin Kaim e kanë mbajtur nën kontroll tre vite, ndërsa është vendi i fundit që nga fundi i vitit 2017 u çlirua nga forcat irakiane të sigurisë.

Exit mobile version