Site icon PORTALB

Gjebrim Taipi e mbyll sezonin me gol

Gjelbrim Taipi shënoi gjashtë gola për Wil

Gjelbrim Taipi shënoi gjashtë gola për Wil

Futbollisti shqiptar Gjelbrim Taipi ka përfunduar me sukses sezonin e parë futbollistik në kampionatin zviceran, ku ka luajtur me ekipin e Wil. Gjelbrimi që në fillim të sezonit e kishte filluar me gol, duke i shënuar skuadrës së Chiasso, ndërsa kështu po në të njëjtën mënyrë e ka përfunduar sezonin, duke i shënuar po të njëjtës skuadër në mbyllje të sezonit.

Mesfushori me tipare sulmuese gëzimin e ka shprehur edhe me të gjithë miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”, ku mes tjerash ka shkruar: “Fillova me gol kundër ekipit te Chiassos, gjithashtu mbarova me gol kundër Chiassos… Falemderimi i takon Allahut, dhe familjes që më kanë mbështetur vazhdimisht”, është shkrimi i postuar në profilin e Tapit, i cili në sezonin e parë në Ligën e Parë Zvicerane ka shënuar gjashtë gola.

Skuadra e Tapiti, ka përfunduar sezonin në pozitën e 3-të, as sa kishte edhe e dyta Lugano, ndërsa në Super Ligë është kualifikuar Vaduz. / Portalb

Exit mobile version