Site icon PORTALB

(VIDEO)Meksiko kampion Olimpiade, mund Brazilin

Ekipi i Meksikos duke festuar për medaljen e artë

Ekipi i Meksikos duke festuar për medaljen e artë

Përfaqësuesja U-23 e Meksikës në futboll ka befasuar duke triumfuar në finalen e Lojërave Olimpike përballë favoritit kryesor, Brazilit, për të fituar medaljen e artë.

Dy gola të shënuara nga sulmuesi Oribe Peralta ishin të mjaftueshme për fitoren 2-1 të Meksikës, derisa e gjithë çfarë Brazili arriti ishte një gol i vonshëm nga Hulk.

As ekspertët më të mëdhenj të futbollit botëror nuk kanë parashikuar një fitore të Meksikës, mirëpo meksikanët me lojën që treguan për plot 90 minuta, me plotë meritë fundosën ekipin brazilian që në radhët e tyre kishte emra të mëdhenj si Neymar, Pato, Thiago Silva e Hulk.

Peralta shënoi golin e parë me të filluar takimi (1’), ndërsa në minutën e 75-të zgjodhi dilemën e fituesit.

Golin e vetëm për Brazilin e shënoi Hulk në minutën shtesë të ndeshjes, pasi sulmuesi i Portos u inkuadrua si zëvendësues nga trajneri Mano Menezes.

Kjo ishte medalja e parët olimpike në futboll për Meksikën. /Telegrafi/

Exit mobile version