Site icon PORTALB

Junker: Shkupi dhe Athina ta bëjnë atë që historia e kërkon prej tyre

Jean-Claude Juncker

Kryetari i Bashkimit Evropian, Zhan Klod Junker, i ka ftuar Greqinë dhe Maqedoninë ta mbarojnë procesin për çështjen e emrit në afatet e caktuara, njofton Portalb.mk.

Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske me presidentin e Rumanisë, Kllaus Johanis, Junker Deklaroi se është i “impresionuar nga guximi” i Zoran Zaevit dhe Aleksis Ciprasit.

“Të rrallë janë ata që përpara historisë bartin përgjegjësi të tillë dhe do të doja që ky proces të mbarojë në mënyrë të suksesshme dhe në afatet e caktuara, vetëm mundem t’i inkurajojë të dy vendet, të dy kuvendet ta bëjnë që të historia e kërkon prej tyre”, deklaroi Junker.

Exit mobile version