Site icon PORTALB

“Kadri, nektar i shpirtit”, program artistik nga sektori i femrës FRI

Ky aktivitet do të realizohet në disa qytete të  R. Maqedonisë, si në Tetovë, Shkup dhe Kumanovë

Ky aktivitet do të realizohet në disa qytete të R. Maqedonisë, si në Tetovë, Shkup dhe Kumanovë

Forumit Rinor Islam – Sektori i Femrës , me rastin e natës madhështore të Kadrit organizon program artistik nën moton “Kadri, nektar i shpirtit“. Programi në fjalë është organizuar nga nxënëse dhe studente të cilat njëherit  janë edhe aktiviste të Sektori Femrës pranë FRI – së.
Ky aktivitet do të realizohet në disa qytete të  R. Maqedonisë, si në Tetovë, Shkup dhe Kumanovë.

Programi dotë përmban: Ilahi nga Korri Rejjan, Dokumentar  mbi vlerën e Kur’anit, Monolog në të cilën dotë paraqitet jeta e Mhammedit a.s, Drama me titull “Malet e përgjakura” në të cilën personazhët dotë paraqesin vuajtjet e ndryshme të njerëzve në jetë. Po ashtu dhe dialogu me Sexhaden ku dotë flitet për rëndësin e Namazit.  

“Duhet theksuar se ky aktivitet është pregaditur  për herë të parë nga Sektori i Femrës me rastin e kësaj nate madhështore, ku shpresohet se do të shëndrohet në aktivitet tradicional” – tha kryetarja e Sektorit tw Femrws pranw FRI, Esma Sherifi.

Për të gjithë të interesuarit njëherit Sektori i Femrës i informon se programi do të mbahet  më 13.08.2012 (e Hënë) ora 21:00 në Teatrin Kombëtar në Shkup./portalb/

Exit mobile version