Site icon PORTALB

Shtatë raste të reja të dyshimta të infektimit me fruth

Instituti për shëndet publik

Instituti për shëndet publik

Shtatë raste të reja të dyshimta të të sëmurëve nga fruthi janë raportuar sot në Institutin e Shëndetit Publik. Prim. d-r. Gordana Kuzmanovska, epidemiologe në Institut, thekson se këto nuk janë raste të regjistruara, por ato duhet të shkojnë në analiza laboratorike dhe ekzaminime, e pastaj do të shihet nëse do të konfirmohen ose jo, përcjell Portalb.mk.

– Rastet e dyshimta janë marrë nga Klinika infektive. Ata janë duke e pritur diagnozën laboratorike, e pastaj do të dihet vallë do kemi raportim se është sëmundje infektive. Në epideminë e re, në territorin e Shkupit, pa shtatë rastet nga Radishani, aktualisht ka 13 raste të konfirmuara – njofton d-r. Kuzmanovska.

Siç mëson META jozyrtarisht, bëhet fjalë për fëmijë nga një kopsht në Aerodrom.

Që nga 3 janari, është shpallur epidemi e fruthit në nivelin e Shkupit. Në të njëjtën kohë u miratua masë për të ndaluar pranimin e fëmijëve të pa vaksinuar me MRP. Që nga dita e ndalimit, më shumë se 1,300 fëmijë janë vaksinuar deri më tani.

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor realizon kontrolle të kopshteve, nëse pranojnë fëmijë të cilët nuk e kanë marrë këtë vaksinë. Drejtoresha Irina Buhova informon për “Meta” se deri më tani nuk ka raste të regjistruara për pranim të fëmijëve të pa vaksinuar.

– Ne mund të bëjmë kontrolle vetëm aty ku ka vendim për ndalesë. Prandaj inspektorët tanë punojnë vetëm në Shkup. Aktualisht, nuk ka raporte për fëmijët e pa vaksinuar të pranuar në ndonjë çerdhe – thotë Buhova

Exit mobile version