Site icon PORTALB

Shqipëri: Studentët bojkotojnë mësimin, i kanë zaptuar sallat e fakulteteve për t’i kthyer në ambiente diskutimesh

Bojkoti në Fakultetin e Drejtësisë

Pas protestave në rrugë, studentët janë rikthyer në fakultete, jo për të marrë pjesë në leksione, por duke zaptuar sallat për t’i kthyer në ambiente diskutimesh për gjendjen e universitetit në vend, njofton reporter.al, transmeton Portalb.mk.

Pas protestës së fundit që u zhvillua më datë 7 Јаnar 2018 përpara Kryeministrisë studentët në ditët në vazhdim kanë vazhduar të bojkotojnë mësimin. Bojkoti vazhdon edhe gjatë ditës së sotme.
Në faqen e tyre në facebook, Lëvizja “Për Universitetin” shkruan:

“Në Fakultetin e Shkencave Sociale jo vetëm që vazhdon bojkoti, por universitarët përmes zaptimit kanë vendosur ta banojnë universitetin me aktivitete të ndryshme: diskutime e kritikë për ligjin klientelist për arsimin e lartë, lexim librash, shfaqje filmash/dokumentarësh rezistence, etj.
Universitetin e bëjmë vetë!
Studentët e bashkuar kanë për të fituar!”

Reportel.al informon që edhe pedagogë u janë bashkuar studentëve për të biseduar për misionin e universitetit.

 

LEXO: Protesta e studentëve në Shqipëri, gozhdojnë dyert e Universiteteve (FOTO- VIDEO)
LEXO: Mbyllet në Tiranë protesta e studentëve, paralajmëruan kthimin nesër

Exit mobile version