Site icon PORTALB

Të dielën shi meteorësh në Shkup, mos e lëshoni këtë mundësi!

Shi meteorësh, pamja do të jetë më e mirë nga ora 2 pas mesnate thonë nga shoqata e astrologëve

Shi meteorësh, pamja do të jetë më e mirë nga ora 2 pas mesnate thonë nga shoqata e astrologëve

Të dielën mbrëma në Shkup qytetarët do të kenë mundësi të shohin fenomenin e shiut prej meteorëve. Fenomeni i ashtuquajtur Perside ndodh çdo gusht në planetin Tokë.

Astrologët bëjnë thirrje qytetarëve të dalin në shesh nga ora 22 dhe së bashku ta vrojtojmë këtë fenomen të bukur. Pamja do të jetë më e mirë nga ora 2 pas mesnate thonë nga shoqata e astrologëve.

Meteorët me shpejtësi mbi 200,000 kilometër në orë do të hyjnë në Planetin Tokë, dhe pas vetes do të lënë gjurmë deri sa të treten. Kulmi i këtij fishekzjarri do të ndodhë me 11 , 12 dhe 13 gusht. 

Periside quhen shkaku se ato janë parë duke rënë nga pjesa e qiellit Persej, mirëpo ato mundë të vijnë nga çdo anë e qiellit. /portalb

Exit mobile version