Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe e ka vaksinuar mbesën e tij Ilina, njofton Portalb.mk.
Në profilin e tij personal në facebook ai shpërndau një fotografi që ishte shkrepur gjatë vaksinimit, bashkë me një porosi për qytetarët e Maqedonisë:
“Gjëja e vetme e mirë që prindërit mund të bëjnë për fëmijët e tyre është t’u mundësojnë shëndet të mirë, përkujdesje dhe dashuri.
Këtë mëngjes në ambulantën Mlin Balkan e vaksinuam mbesën time Ilina. Vaksinat janë të sigurta, efikase dhe na mbrojnë nga sëmundje të ndryshme”, shkruan Filipçe.