Site icon PORTALB

Kostadinov: Mickoski punon bashkë me Baçevin kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO (VIDEO)

Baçev - Mickoski gjatë protestës më 10.01.2019 përpara Kuvendit kundër ndryshimeve kushtetuese

Baçev - Mickoski gjatë protestës më 10.01.2019 përpara Kuvendit kundër ndryshimeve kushtetuese

“Hristijan Mickoski u është bashkuar protestave anti-NATO, të organizuara nga pro-rusi Janko Bançev, ai punon kundër anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO”, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, në lidhje me daljen në protestë të opozitës kundër ndryshimeve kushtetuese njofton Portalb.mk.

“Është e qartë, nga njëra anë është Mickoski dhe Baçev dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, ndërkaq nga ana tjetër ne dhe shumica e qytetarëve jemi që Maqedonia të shkojë përpara dhe të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s. Mickoski dhe Baçev nuk do ta rrezikojnë ardhmërinë, nuk do ta bllokojnë Maqedoninë, agjenda e tyre anti-perëndimore nuk do të kalojë, kjo shihet edhe në protestat e dobëta këtu përpara Kuvendit”, tha Kostadinov.

Ai shtoi se qytetarët dhe deputetët e dinë se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, përveç anëtarësimit në BE dhe NATO nëpërmjet pranimit të Marrëveshjes së Prespës.

“Maqedonia shkon përpara, kthim mbrapa s’ka. Nuk do të kthehemi në të kaluarën e errët, sado që ta dëshirojë atë Mickoski”, shtoi Kostadinov.

Exit mobile version