Site icon PORTALB

Kumanovari djeg kalin, zjarri kaplon dhe pyllin

Kumanovari shkakton zjarr të madh në fshatin Presnicë dhe regjionin e Likovës

Kumanovari shkakton zjarr të madh në fshatin Presnicë dhe regjionin e Likovës

Një banor i fshatit Presnicë kishte vendosur të djeg kalin i cili i kishte ngordhur por gjatë këtij procesi zjarri e ka kapluar dhe barin e thatë afër pyllit të fshatit duke u përhapur më vonë në pjesën më të madhe të regjionit të Likovës. 

Sipas informatave të policisë zjarri ka shkatërruar dhjetëra hektarë livadhe dhe pyll. 
Kumanovari, sipas policisë, ka qenë fajtor për zjarrin e shkaktuar ditëve të fundit në fshatin Presnicë dhe në malin e Karadakut. Ai është arrestuar dhe kundër tij është ngritur padi penale për vënie në rrezik të përgjithshëm të shoqërisë. /portalb

Exit mobile version