Site icon PORTALB

Dy të arrestuar, protesta para Kuvendit do të vazhdojë nesër pasdite

Lëvizjet pro-ruse në protestë

Lëvizjet pro-ruse në protestë

Pas përfundimit të seancës për ndryshimet kushtetuese, në të cilën filloi diskutimi për ndryshimet kushtetuese të Maqedonisë policia ndaloi dy protestues për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme për Kanal5.

Nga informatat jozyrtare, dy persona janë munduar ta kapërcejnë pengesën dhe të futen në Kuvend. Ata janë dërguar në stacion policor dhe pas zbardhjes së rastit pritet që ndaj tyre të ngrihet padi.

Protestat para Kuvendit u organizuan nga “Maqedonia Bllokon” dhe ,,Tvrdokornite” , ku më pas me to u bashkua edhe lideri i opozitës VMRO-DPME, Hristijan Mickoski dhe anëtarë të partisë. Protestuesit paralajmëruan që protestat do vazhdojnë nesër pasdite.

LEXO: Maqedoni, diskutimi i fundit në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, ende nuk ka marrëveshje Zaev-Kasami

Exit mobile version