Site icon PORTALB

Kosova mohon se ka marrë nga Serbia raportin për vrasjen e Ivanoviqit

Oliver Ivanoviq

Foto arkiv

Prokurori Sylë Hoxha i ka thënë KTV-së se ende nuk e kanë marrë raportin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka njoftuar se ka dorëzuar te autoritetet e Kosovës raportin e gjerë dhe procesverbalet përkatëse lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, transmeton Koha.net, por një gjë të tillë e ka mohuar prokurori Hoxha, transmeton Koha.net.

“Po presim ende dhe sapo t’i kemi do t’i trajtojmë në kuadër të lëndës. Ndër të tjera në kemi kërkuar që të kemi qasje në hyrje daljet e numrit të telefonit të Ivanoviqit dhe kjo nuk na është dhënë herën e kaluar”, ka thënë Hoxha.

Exit mobile version