Site icon PORTALB

Shkup, një shtetase turke akuzohet se ka dashur të kontrabandojë ar me vlerë prej 449.330 euro

Ar, argjend, flori

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar akuzë kundër një personi, 27-vjeçar shtetas i Turqisë për shkak të kryerjes së veprës penale “Kontrabandë” sipas nenit 278, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penali, njofton Portalb.mk.

“E akuzuara veprën e ka kryer më 18 dhjetor, rreth orës 20:00 në Aeroportin në Shkup, kur duke e mënjanuar kontrollin doganor nuk ka paraqitur mall-bizhuteri, gjegjësisht ar të bardhë. Ari ka qenë i rëndë 380.50 gramë dhe ka pasur vlerë 27.633.795 denarë (mbi 449.330 euro)”, thonë nga Prokuroria.

Duke e pasur parasysh vlerësimin se ekzistojnë rrethana që e akuzuara mund të arratiset, por edhe se mund ta përsëris veprën, prokurori kompetent deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup, i ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Exit mobile version