Site icon PORTALB

Britania mund të dalë nga BE-ja

Shumë analistë dhe përfaqësues të biznesit tashmë mendojnë se Britania do të përfitonte nga largimi nga BE-ja

Shumë analistë dhe përfaqësues të biznesit tashmë mendojnë se Britania do të përfitonte nga largimi nga BE-ja

Thellimi i krizës në eurozonë mund të çojë në largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, paralajmëron një nga bankat më të mëdha në botë. Gjiganti japonez Nomura, në një raport të dërguar klientëve të saj nëpër botë, thekson se qeveria e Londrës mund të detyrohet të përcaktojë shumë shpejt një datë për referendum për të ardhmen e marrëdhënieve të saj me BE-në. 

Kjo është hera e parë që një bankë e njohur në botën e investimeve nxjerr një raport kaq të fortë për përkeqësimin e marrëdhënieve të Londrës me Brukselin. Një mendim të ngjashëm e hodhi përpara disa ditësh edhe ish kryeministri britanik Tony Blair. Duke shkruar në raportin e bankës japoneze, hartuesi i saj, ish-shefi i ekipit te Blairit për G7, thekson se javët e ardhshme do të jenë kritike në evolucionin e krizës së eurozonës. 

Shumë analistë dhe përfaqësues të biznesit tashmë mendojnë se Britania do të përfitonte nga largimi nga BE-ja dhe do krijonte lidhje të reja dhe forconte marrëdhëniet me ekonomitë e reja në rritje të Azisë, Amerikës Latine dhe Afrikës. Sipas një sondazhi të 

2 000 bizneseve nga Dhoma Britanike e Tregtisë, 85 për qind e tyre nuk duan integrim të mëtejshëm të Britanisë me BE-në. Ndërkohë 47 për qind kërkojnë negocimin e një marrëdhënie me pak detyruese ndërsa vetëm 9 për qind kërkojnë integrim të mëtejshëm të vendit në BE-së. /portalb/

Exit mobile version