Site icon PORTALB

Një tërmet 6,3 ballë ka goditur Japoninë

Ilustrim

Një tërmet 6,3 ballë ka goditur Japoninë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Qendrës për Hulumtime Gjeologjike të SHBA-ve (USGS), tërmeti 6,3 ballë me epiqendër 16 kilometra në juglindje të qytetit Nishinoomote të ishullit Tanegashima i rajonit Kagoshima, është realizuar në thellësi prej 35 kilometra.

Ende nuk është njoftuar për viktima ose të plagosur. Pas lëkundjes nuk është bërë paralajmërim për cunami.

Ndërkohë agjencioni Kyodo njoftoi se madhësia e tërmetit është 6,4 ballë.

Exit mobile version