Site icon PORTALB

37 vjet pa u larë dhe pa u qethur! Ja si perfundoi (FOTO)

Kailash Singh 65-vjeçari kujdeset çdo ditë për lopët e tij në fshat, në një temperaturë prej rreth 40 gradë celsius

Kailash Singh 65-vjeçari kujdeset çdo ditë për lopët e tij në fshat, në një temperaturë prej rreth 40 gradë celsius

Një burrë në Indi ka thyer një rekord të paimagjinueshëm. Prej 37 vitesh nuk është larë asnjë herë dhe nuk ka qethur flokët. Kailash Singh, 65 vjeç i ka thënë lamtumirë ujit dhe briskut, që prej vitit 1974.

Vendimi u mor pas konsultimit me një prift hindu, i cili pas martesës i sugjeroi të mos lahej për t’ju plotësuar dëshira që të kishte një djalë. Në fakt, Singh e mbajti premtimi që i dha priftit hindu për 37 vite. Gjatë kësaj kohë ka bërë 7 vajza, por asnjë djalë.

Kailash Singh 65-vjeçari kujdeset çdo ditë për lopët e tij në fshat, në një temperaturë prej rreth 40 gradë celsius. Ndërsa e vetmja metodë për pastrim që përdorë, është ajo që Singh e quan “dushi i zjarrit”. Çdo mbrëmje ulet përballë zjarri dhe ngrohet, ndërsa pi gjatë gjithë kohës duhan për të larguar erën e trupit. Gruaja e tij thotë se një herë ka tentuar që me forcë ta detyrojë që të lahet. Por ai ka arritur të largohet nga duart që e detyronin të miqësohej me ujin. Vet Kailash Singh deklaron se do të pranonte të lahej vetëm nëse perëndia do t’i sillte një djalë./portalb/

Exit mobile version