Site icon PORTALB

Aksident në Shkup, një i lënduar rëndë

Policia e Maqedonisë, foto arkiv

Vetura e markës “Golf” të dielën mbrëma ka dalë nga rruga afër fshatit “Varvara” dhe si pasojë shoferi i automjetit ka marrë lëndime të rënda. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë rreth orës 12:45 është paraqitur rasti se në rrugën rajonale Shkup-QHE Kozjak në hyrje të fshatit Varvara vetura e markës Golf me tabela regjistrimi nga Shkupi, e udhëhequr nga D.K. (54) nga Shkupi, ka dal nga rruga dhe është rrokullisur.
D.K, me veturë të Ndihmës së shpejtë  mjekësore është dërguar në Kompleksin e spitaleve “Nënë Tereza” ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Është kryer ekspertizë nga ana e SPB Shkup

Exit mobile version