Site icon PORTALB

Shqipëri: Arvizu hesht për shkarkimin e kreut të SHISH

Arvizu me Bashën

Arvizu me Bashën

Një ditë pasi presidenti Bujar Nishani ka firmosur shkarkimin e kreut të SHISH, Bari Shaqiri, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka deklaruar se ende nuk ka asnjë koment. 
 
Arizu ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ndërsa i ka prezatuar Zëvendës.ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 
 
Një ditë më parë burime nga Ambasada amerikane në Tiranë thanë se shkarkimi i kreut të SHISH, Bari Shaqiri, ishte një veprim i shpejtë dhe i paptirur.
 
Një ditë më parë Presidenti Bujar Nishani dekretoi me propozim nga kryeministri Sali Berisha lirimin nga detyra të Drejtorit të SHISH-it, Bahri Shaqiri. Me propozim të Kryeministrit në këtë post u emërua Visho Lika. /abcnews

Exit mobile version