Site icon PORTALB

Franca dëbon romët nga kampet e tyre

Franca dëbon 200 romë nga kampet e tyre

Franca dëbon 200 romë nga kampet e tyre

Policia e Francës sot ka ndërhyrë në dy kampe të improvizuara të romëve afër qytetit Lil, me ç’rast ka dëbuar më se 200 njerëz.

Raportohet se romët ishin vendosur në aeroplanin për në Bukuresht, pasi ishin pajtuar që vullnetarisht të ktheheshin në Rumani.

Ministri i brendshëm francez, Manuel Valls, tha se ndërhyrjet e policisë ishin legale dhe të domosdoshme, për shkak të problemeve shëndetësore me të cilat ballafaqoheshin qindra njerëz që jetonin në kushte josanitare.

Gjatë ndërhyrjeve në fillim të kësaj jave në Paris dhe Lion, policia me dhunë i ka dëbuar nga vendbanimet e improvizuara qindra imigrantë romë pa dokumente nga Evropa Lindore.

Këto ndërhyrje e kanë përkujtuar valën e dëbimit nën ish presidentin Nikollas Sarkozi, para dy vitesh, që patën shkaktuar kritika nga Bashkimi Evropian, Kisha Katolike dhe grupet për të drejtat e njeriut.

Exit mobile version