Përfaqësues të Luginës së Preshevës vazhdojnë të insistojnë në përfshirjen e çështjes së tyre në dialogun Kosovë – Serbi, njofton koha.net.
Për këtë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, deputeti në Parlamentin e Serbisë, Fatmi Hasani dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i kanë dërguar letër Përfaqësuese së lartë të BE-së, delegacionit të Kosovës dhe Presidentit Hashim Thaçi.
Çështja e përfshirjes së kësaj teme në dialog ishte nisur fillimisht nga Presidenti Thaçi por pastaj ishte përkrahur edhe nga përfaqësues politik të kësaj pjese e që rezultoi me hapjen e temës së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve.