Site icon PORTALB

Qyteti i Shkupit: Në mënyrë aktive jemi duke e ndjekur situatën në terren

Petre Shilegov

Petre Shilegov

Ekipi i shërbimit dimëror i Qytetit të Shkupit në mënyrë intensive është duke punuar në terren për të pastruar rrugët dhe trotuaret nga bora, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Nga atje shtojnë se shërbimi dimëror në mënyrë aktive është duke e ndjekur gjendjen në terren, dhe do të intervenojë varësisht nevojës.

“Qyteti i Shkupit gjatë këtij sezoni dimëror ka siguruara 4000 ton kripë, që bashkë me sasinë e mbetur nga viti i kaluar, arrin deri 4500 ton”, thanë nga Qyteti i Shkupit.

Exit mobile version