Site icon PORTALB

Shekerinska e bindur: Për disa javë do të nënshkruhet protokolli për NATO

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska

Pas ratifikimit dhe implementimit të Marrëveshjes së Prespës, do të nënshkruhet protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Kjo gjë do të ndodhë për disa javë. Ministrja e mbrojtjes, është e bindur se Maqedonia së shpejti do të ulet në të njëjtën tavolinë me fuqitë e mëdha botërore, ku sillen vendime të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin.

“Që të mund të ratifikohet protokolli për NATO, së pari atë protokollin duhet ta përgatit NATO. Të gjithë përfaqësuesit e Aleancës, duke filluar nga sekretari i përgjithshëm, nga vetë fillimi i këtij procesi dërguan porosi, protokolli do të përgatitet në momentin kur Marrëveshja e Prespës do të zbatohet dhe ratifikohet nga të dyja palët”, tha Radmilla Shekerinska, Ministre e mbrojtjes, transmeton Tv 21.

Ajo është e bindur se pasi që Maqedonia do ta realizojë pjesën e sajë të detyrës, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Greqia në Parlamentin e saj.

Në pyetjen se a është e mundur që ajo të jetë kandidati konsensual për President të vendit, ajo u përgjigj:

“I gjithë fokusi i im dhe i Qeverisë është i përkushtuar në qëllimin tonë strategjik. Ky nuk është qëllimi im strategjik personal por është qëllimi strategjik i gjithë shtetit dhe i gjithë qytetarëve që na e kanë dhënë besimin. Do të paraqite zhgënjim i besimit të  qytetarëve, nëse një pjesë e energjisë sonë shkon për zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Shekerinska.

Ministrja këtë pasdite ishte në vizitë të pjesëtarëve të ARM-së, të cilët sigurojnë kufirin jugorë. Shekerinska tha se në bisedat me pjesëtarët e ARM-së dhe kryesinë e armatës, është biseduar për mënyrat e rritjes së bashkëpunimit mes institucioneve të ndryshme dhe për përmirësimin e mjeteve me të cilat disponon Armata. Pjesëtarët e ARM-së gjenden në kufirin jugor që nga vera e vitit 2015, si masë për rritjen e sigurisë së kufirit nga vala ilegale e emigrantëve dhe për të ndihmuar dhe mbështetur Ministrinë e punëve të brendshme dhe Policinë kufitare.

Exit mobile version