Site icon PORTALB

Qeveria ka shpallur tender për blerjen e telefonave celular dhe fiks

Celular

Kush do ta fitojë biznesin qeveritar prej mbi gjysmë milioni euro për telefoninë mobile dhe fikse? Zyra e çështjeve të përgjithshme dhe të përbashkëta njoftoi për shpalljen e tenderit për prokurimin e këtij shërbimi me një vlerë të parashikuar prej 33 milion denarë, pa llogaritur TVSH-në në çmim, transmeton Alsat.

Marrëveshja, që zyra pranë qeverisë do duhet ta lidhë me ndonjë nga operatorët e telekomunikacionit, do të jetë për dy vjet. Tenderi është i ndarë në dy pjesë.

Exit mobile version