Site icon PORTALB

MSH: Deri më tani 1.018 fëmijë kanë marrë vaksinën MRP

Ministria e Shëndetësisë, është e përgatitur për menaxhim me sezonin e gripit, ndërsa apelohet që të gjithë të vaksinohen për parandalimin e gripit, thotë sekretari i përgjithshëm i MSH-së, Nasuf Ipçja.

Gjatë ditës së sotme, deri në orën 13:00, 28 fëmijë kanë marrë vaksinën MRP. Deri më tani janë vaksinuar gjithsejt 1.018 fëmijë. për momentin, nuk ka raste të reja të konfirmuara të personave të sëmurë nga fruthi, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Pikat për vaksinim në poliklinikat “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski”, sot dhe nesër do të punojnë në dy ndërrime, në periudhën prej orës 07:30 deri në orën 19:00. Të hënën, më 7 janar, këto pika do të punojnë vetëm në një ndërrim, prej orës 07:30 deri në orën 13:00.

Exit mobile version