Ministri i Punëve të jashtme Nikolla Poposki dhe ai i Mbrojtjes, Fatmir Besimi gjatë ditës së sotme do të marrin pjesë në takimin e rregullt vjetor të Maqedonisë me Këshillin veri-atlantik të NATO-s, në nivel të ambasadave të shteteve anëtare të Aleancës.
Në përputhshmëri me praktikën e themeluar, në këtë takim do të paraqiten rezultatet e vendit tonë të arritura në realizimin e reformave të parapara me Planin aksionar për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO, me theks të veçantë në arritjet në fushën politike-ekonomike dhe atë të mbrojtjes dhe sigurisë.
Me këtë takim do të mbyllet cikli i trembëdhjetë i implementimit të Planit aksionar për anëtarësim të Maqedonisë në NATO për vitit 2011-2012./Portalb