Site icon PORTALB

Fiton Spanja e Italia, ndalet Anglia

Italia fitoi pa shkëlqim ndaj Maltës 2-0 me gola të Destros dhe Pelusos. Gjermania fiton ngushtë ndaj fqinjëve austriakë 1-2, me gola të Reus dhe Ozil me penallti

Italia fitoi pa shkëlqim ndaj Maltës 2-0 me gola të Destros dhe Pelusos. Gjermania fiton ngushtë ndaj fqinjëve austriakë 1-2, me gola të Reus dhe Ozil me penallti

Kanë vazhduar edhe këtë të martë ndeshjet eliminatore për Botërorin, “Brazil 2014”. Ashtu sic pritej disa prej ekipeve me traditë në Europë kanë kaluar me sukses edhe ndeshjet e dyta, ndërsa Anglia është ndalur në shtëpi nga Ukraina.

Spanja, kampione e Botës dhe Europës, filloi fushatën e saj eliminatore ndaj Gjeorgjisë në transfertë, ku fitoi jo me pak ështirësi. Spanjollët gjetën golin e vetëm të takimit në minutën e 86-të me anë të Soldados.

Ukraina ka vënë në vëshirësi “Tre luanët” anglezë të cilët nuk kanë arritur të marrin më shumë se një pikë në fushën e tyre edhe atë në minutën e 87-të me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Lampard. Kishte shënuar më parë Konoplyanka për miqtë në të 38-ën.  

Italia fitoi pa shkëlqim ndaj Maltës 2-0 me gola të Destros dhe Pelusos. Gjermania fiton ngushtë ndaj fqinjëve austriakë 1-2, me gola të Reus dhe Ozil me penallti.

Hollanda ka vazhduar rezultatet pozitive kur ka mundur Hungarinë në Budapest 4-1 me dy gola të Lens, Martins Indi dhe Huntelaar. Edhe Franca nuk ka zhgënjyer në ndeshjen e dytë kur ka mundur Bjellorusinë me rezultatin 3-1.     

Exit mobile version