Site icon PORTALB

Maqedoni, nëse nuk i vaksinoni fëmijët, mund të dënoheni prej 350 deri në 650 euro

Ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i informon të gjitha çerdhet private dhe shtetërore, se Ministria e Shëndetësisë ka shpallur epidemi të fruthit në Shkup, në pajtueshmëri me ligjin për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet, dhe u ka ndaluar që t’i pranojnë në çerdhe fëmijët që nuk janë vaksinuar me vaksinën (MRP), njofton Portalb.mk.

Nga Ministria informojnë se çerdhet janë të obliguara dhe duhet t’i zbatojnë të gjitha masat higjieno-sanitare.

Nga Ministria i rikujtojnë se nëse prindërit nuk i vaksinojnë fëmijët, do të dënohen me gjoba prej 350 deri në 650 euro.

Exit mobile version