Site icon PORTALB

Solskjaer: Nuk dëshiroj të jem trajner i United vetëm deri në maj

Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri norvegjez Ole Gunnar Solskjaer ka regjistruar një fillim perfekt në pankinën e Manchester United, duke shënuar fitore në të gjitha katër ndeshjet, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jemi të lumtur për shkak të katër fitoreve në katër ndeshje dhe besoj se do të vazhdojmë me lojërat dhe rezultatet e mira. Nuk dua të jem trajner i United vetëm deri në maj”, deklaroi Solskjaer.

Pas Matt Busby në vitin 1946, Solskjæer është trajneri i dytë i Manchester United, i cili në fillim të mandatit regjistroi katër fitore në katër ndeshje.

“Për rekordet nuk e vras mendjen. Nëse fitoni katër ndeshje me radhë, mund të fitoni edhe katër të tjera. Kjo është sfida”, tha Solskjaer.

Exit mobile version