Site icon PORTALB

Vetëvendosje sheh vetëm një urim për këtë vit, që një së ky të mos kthehet kurrë

Vetëvendosje

Në një konferencë për media, nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, tha se ky vit mund të mbahet mend me vrapin e kryeministrit a me ecjen në male të presidentit, por jo edhe me ndonjë zhvillim, raporton KTV.

Dështimet e njëpasnjëshme të Qeverisë, sipas tij, kanë ulur pritjet te qytetarët.

Papunësia, migrimi e shumë çarje të tjera në vend, tashmë e kanë bërë imun qytetarin për vitin 2019, thotë Bislimi.

Këtë vit, zemrat e qytetarëve i ka ngrohur vetëm suksesi i sportistëve e artistëve.

Vetëvendosje e konsideron 2018-n vit të mirë për partinë, me protestën për presidentin dhe me shtimin e anëtarëve të rinj.

Exit mobile version