Pas 21 vitesh pavarësi dhe 20 vite mëvetësi monetare, Maqedonia ende është para portave të granteve për siguri politike, ekonomike dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Dy dekadat e kaluara, shkalla e papunësisë mbeti treshifrore , po ashtu edhe shkalla e varfërisë. Ja parametrat kyç për ekonominë, 21 vite pas shtetformësisë.
Bruto Prodhimi Vendor
Pa rënie dramatike por edhe pa shkallë të rëndësishme të rritjes kaluan 20 vitet e fundit nga mëvetësimi monetar i vendit. Deri në vitin 1996 BPV në kontinuitet ka pasur parashenjë negative, për herë të parë shkalla e rritjes ekonomike shkoi në pozitive në vitin 1996 në 1.2 për qind. Por deri sot, asnjë Qeveri nuk arriti të sigurojë shkallë të rritjes ekonomike prej 7 për qind.
Analiza e Portalb tregon se viti ekonomik rritës ka qenë 2007-ta me shkallë të rritjes prej 6.1 për qind. Gjatë dy viteve të fundit (prej kur matet BPV-ja), pesë vite kaluan në negativitet, ndërsa vitet tjera shënohen me rritje “zvaritëse” ekonomike.
BPV ndër vite
1993 -7,5%
1994 -1,8%
……..
……..
2001 -4,5%
2007 6,1%
Analizuar sipas rajoneve, jetesë më të varfër jetojnë qytetarët e rajonit të Pollogut, i cili më së shumti ngec prapa mesatares maqedonase të BPV-së, pastaj vijon rajoni verilindor ndërsa në vendin e tretë sipas shkallës më të ulët të BPV-së është rajoni jugperëndimor. Analiza tregon se në vend të zhvillimit të barabartë ekonomik, në rajonin e Pollogut nga viti 2003 e këndej edhe më shumë është rritur boshllëku krahasuar me rajonet e zhvilluara.
Papunësia
Bindshëm, ekonomia mbeti lider në Evropë sipas shkallës së papunësisë, 21 vite pas pavarësisë, asnjë garniturë qeveritare nuk arriti të përballet me shkallën treshifrore e papunësisë. Nga viti 1993, kur ajo ishte 27.7 për qind deri më sot mbahen vetëm nuanca prej 30 për qind deri në 37 për qind – shkallë të papunësisë. Edhe matjet më të reja të fundit tregojnë se në kuartalin e parë të vitit shkalla arrin 31.6 për qind. Analiza tregon se nga numri i përgjithshëm prej 255.949 të papunësuar që janë të regjistruar në Agjencinë për punësim, 169.693 janë maqedonas, 57.457 janë shqiptarë, 11.270 romë ndërsa 9.919 janë turq.
Përqindja më e madhe e të papunësuarve është tek maqedonasit me 66 për qind dhe shqiptarët me pjesëmarrje në papunësinë e përgjithshme prej 22.3 për qind.
Varfëria
Papunësia e lartë e bën të veten, çdo qytetar i tretë jeton në varfëri. Çështja ekzistenciale sot, 21 vite pas mëvetësimit, i mundon 30.4 për qind e qytetarëve. Varfëria më e thellë është në familjet shumëanëtarëshe dhe tek të papunët. Madje 48.5 për qind e të varfërve jetojnë në familje me 5 ose më shumë anëtarë.
Shkalla e varfërisë
2011 30,4%
2010 30,9%
2009 31,1%
2008 28,7%
2007 29,4%
Por pikërisht matja e fundit e statistikës për varfërinë zbuloi një trend alarmant, varfëria në mënyrë drastike po rritet tek “klasa e mesme”, e ato janë familjet klasike me vetëm dy fëmijë. Shkalla e varfërisë tek këto amvisëri në vitin 2011 u ngjit në 35.1 për qindnë krahasim me vitin 2009 kur kjo shkallë arrinte 27.1 për qind.
Stabiliteti çmimor
Ajo që përshkruhet si sukses gjatë viteve të fundit është stabiliteti i kursit të denarit. Fillimisht i lidhur për markën gjermane, ndërsa tani edhe për euron, denari mbahet fiks, që është garanci për stabilitet çmimor. Megjithatë ky koncept tashmë e ndan opinionin e ekspertëve ekonomik, i cili në modelin e kursit “të betonuar” të denarit shikon frenues për zhvillimin ekonomik. Kompanitë që eksportojnë gjithnjë e më shumë kërkojnë që nga pushteti monetar dhe nga ai fiskal t’i heqin pengesat, të sigurohet fleksibilitet që në afat të gjatë do të mundësojë përforcimin e pozitës konkurruese të prodhimeve ende të dobëta të Maqedonisë.
Atë që opinioni i ekspertëve e konsideron si të padyshimtë është edhe fakti se ekonomia e Maqedonisë, pa integrimin në organizatat evroatlantike, mbetet “zonë e përhimtë” në Ballkan dhe në Evropë. /Portalb
Aneta Dodevska, bashkëpunëtore e jashtme e Portalb