Mickoski: Ndryshimi duhet të fillojë nga ne, kështu mund ta ndryshojmë të tashmen (VIDEO)

Lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në fjalimin e fundvitit ka dërguar kritika ndaj qeverisjes aktuale në Maqedoni, dhe ka këshilluar që gjatë vitit 2019 duhet të shihet më shumë në sytë e qytetarëve, që të kuptohen mundimet e tyre, dhe kështu të krijohet një vizion i ri i udhëheqësisë, transmeton Portalb.mk.

Mickoski vitin 2018 e ka vlerësuar si një periudhë kohore të errët dhe të mundimshme, ndërkaq ka vlerësuara se “Jeta e mirë” nuk erdhi, kurse ekonomia, shëndetësia dhe arsimi janë në kolaps.

“Në vitin që kaloi, kujtoj kohë të errëta dhe të mundimshme. Nuk ka jetë më të mirë, ekonomia nuk shënoi rritje, nuk ka investime, kurse arsimi dhe shëndetësia janë para kolapsit. Në vend të kësaj, kishim afera, skandale, dhe gjyqësor të gjynëzuar dhe nën trysni. Dëshirojnë të bëhemi apatik për shkak të fatkeqësisë kolektive të cilën e sollën. Të thirremi në jetën e vështirë, ta shkatërrojnë vetëbesimin, ta shkatërrojnë karakterin, që të munden më lehtë të kalojnë. Dukshëm se nuk i vlerësojnë qytetarët sa duhet, i nënçmojnë”, tha Mickoski.

Si moment më të vështirë, Mickoski e ka vlerësuar arritjen e Marrëveshjes së Prespës, e cila sipas tij ka sjellë plagë të thella te qytetarët. Ai ka këshilluar që në vitin 2019 duhet të mundohemi t’i zgjidhim problemet e qytetarëve.

“Kur e kisha më të vështirë gjatë vitit? Kur e ndryshuan emrin, kanë përfituan në identitet. Kanë lënë plagë të thellë. Në vitin e ri është e nevojshme të shikojmë në sytë e qytetarëve, që të prekmi në zemrat e tyre. Të shohim çfarë i mundon dhe të mundohemi që t’i zgjidhim problemet. Të shohim çfarë i bën të lumtur, dhe ta forcojmë fatin e tyre. Është e thjeshtë, edhe si parim edhe si filozofi dhe punë”, tha Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button