Site icon PORTALB

Erdogani dhe Merkeli biseduan për Sirinë, migracionin dhe luftën kundër terrorizmit

Merkel - Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan me kancelaren gjermane Angela Merkel kanë biseduar për zhvillimet në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime të afërta me presidentin njoftuan se Erdogan dhe Merkel kanë biseduar edhe për bashkëpunimin dypalësh, migracionin e parregullt drejt Evropës dhe luftën kundër terrorizmit.

Ata u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë sa i përket ndjekjes së procesit të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Siria dhe rezultatet e samitit në Stamboll.

Exit mobile version