Site icon PORTALB

Pas 22 vjetësh martesë, Whitaker-i është divorcuar nga bashkëshortja

Whitaker - Keisha /Foto: TMZ

Aktori i njohur i Hollywoodit, Forest Whitaker, i ka dhënë fund martesës 22-vjeçare me bashkëshorten Keisha Nash Whitaker.

Ylli i Hollywoodit dorëzoi të enjten dokumentet e divorcit duke përmendur si arsye “dallime të papajtueshme”, përcjell OraNews.

Fituesi i çmimit “Oscar” nuk ka komentuar publikisht ndarjen nga aktorja, me të cilën ka dy vajza – Sonnet Noel, 22 vjeçe dhe True, 20 vjeçe.

Çifti u takua për herë të parë gjatë xhirimeve të filmit “Blown Away” në vitin 1993, ku Nash, luajti rolin e të dashurës së aktorit.

Whitaker i propozoi vetëm një vit më vonë dhe ata u martuan në vitin 1996 në Montego Bay, Xhamajka.

Exit mobile version