Për ata që Macani standard nuk iu mjafton, Porsche Exclusive Manufaktur ofrojnë një numër mundësish për modifikim dhe personalizim, ndërsa si shembull konkret është ky Macan S që e shohim në fotografi.
Ky Macan S vjen me eksterier me ngjyrë gri “Volcano”, paketën “SportDesign” (e cila përfshinë mbrojtësin e përparmë shtesë, pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë shtesë), rrotat prej 20-inç, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, ulëset dy-ngjyrëshe prej lëkure, elemente nga druri në interier, etj., transmeton Koha.net.
Nën kofanon e këtij Macani S gjendet motori me kapacitet prej 354 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 5,1 sekonda dhe atë maksimale deri në 254 km/h.